Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose të përballen me vdekjen, tha të hënën një lider i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR) separatiste në Ukrainën lindore.
“Ata kanë dy opsione: ose të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre dhe të heqin dorë, ose të vdesin”, tha Eduard Basurin, nënkryetari i Departamentit të Milicisë Popullore në DPR, raporton media shtetërore ruse RIA Novosti.
“Nuk kanë opsion tjetër”, shtoi ai.
Forcat ruse tani po kontrollojnë pjesën më të madhe të Severodonetsk, epiqendra e betejës së përgjakshme për rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha të hënën se Ukraina është ende duke u përpjekur të evakuojë disa njerëz nga qyteti, por kjo është e kufizuar nga shkalla e bombardimeve./UBTNews/