Inteligjenca ukrainase ka realizuar një sulm kibernetik ndaj kanaleve televizive ruse, duke zbuluar të vërtetën mbi humbjet e ushtrisë së Putinit. Sipas burimeve të inteligjencës ukrainase, specialistët kibernetikë nga GUR kanë sulmuar serverët e disa kanaleve televizive ruse, përfshirë “Pervouralsk TV”, “Eurasia 360”, “Eurasia” dhe “Channel One”.
Video të cilat tregojnë humbjet dhe situatën reale të luftës janë shfaqur tri herë në kohën kryesore të transmetimeve në këto kanale. Kanale të tjera, të lidhura me oligarkun Andrey Komarov, kanë pasur probleme me transmetimin për një kohë të gjatë si rezultat i këtij sulmi.
Ky aksion është një vazhdim i veprimeve të mëparshme të hakerëve ukrainas, të cilët kanë tentuar të informojnë publikun rus për ngjarjet dhe humbjet e luftës në Ukrainë./UBTNews/