Giuseppe Misuraca-s nuk i kujtohet hera e fundit kur ishte në Ukrainë, por ai po kthehet në vendin e tij të lindjes për të luftuar.
Ai ishte vetëm tre vjeç kur u dërgua në një jetimore në rajonin e Donbasit pas vdekjes së prindërve të tij. U birësua nga një familje siciliane dhe jetoi në Itali gjatë gjithë jetës së tij, por thotë që ende ndihet “100% ukrainas” dhe që gjithmonë ka dashur ta vizitojë vendin e tij të lindjes.
Tani ai po kthehet në Ukrainë për herë të parë pas 25 vjetësh për të luftuar përkrah shokëve ukrainas kundër forcave ruse.
“Nuk mund të pres në shtëpi dhe të shikoj televizor dhe të mos bëjë asgjë për shokët e mi”, deklaroi ai për Euronews.
“E di se mund të vdes në luftë. Mendoj se është në ADN-në time dhe në prejardhjen time ukrainase. Kur u përshëndeta me babain tim në aeroport i premtova se do të kthehem prapë. Por nëse nuk kthehem, i thashë ta dini se ju desha shumë ani pse nuk jeni prindërit e mi biologjik”, deklaroi ai.
Zyrtarët në kufirin ukrainas thonë se 215 mijë qytetarë janë kthyer në vendin e tyre që nga fillimi i luftës dy javë më parë. Rreth 80% e tyre janë burra të moshës 18-60 vjeçare./UBTNews/