Mbi 20 dronë u shkatërruan pas një sirene tre orëshe për sulm ajror brenda dhe rreth Kievit gjatë natës, njoftuan të enjten forcat ajrore ukrainase.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se kjo është dita e tetë me radhë që Rusia ka lëshuar dronët Shahed të prodhuar nga Irani në kryeqytet.
Nuk raportohet për viktima apo dëme./UBTNews/