UBT News

Ukraina: Ushtria ruse sulmon infrastrukturën e energjisë dhe gazit në vend

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko tha se ushtria ruse kreu sulme ajrore intensive kundër infrastrukturës së energjisë dhe gazit natyror në të gjithë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Galushchenko theksoi se ushtria ruse ka nisur sulme ajrore kundër infrastrukturës së energjisë dhe gazit natyror të Ukrainës.

Infrastruktura e energjisë dhe gazit natyror në rajone të ndryshme të Ukrainës sërish është nën sulme intensive me raketa dhe mjete ajrore pa pilot“, tha Galushchenko duke shtuar se në sulm u përdorën raketat dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët).

Ai potencoi se qëllimi i Rusisë është të lërë popullin e Ukrainës pa energji elektrike dhe ngrohje.

Në të njëjtën platformë dha deklaratë edhe kryetari i Bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov i cili tha se ushtria ruse nisi sulme me raketa ndaj infrastrukturës civile të qytetit.

Sipas të dhënave aktuale, si pasojë e sulmit janë plagosur 8 persona“, deklaroi Terekhov.

Ndërsa në një deklaratë nga Forcat Ajrore të Ushtrisë së Ukrainës thuhet se rreziku i sulmeve me raketa dhe dronë kundër pjesëve të ndryshme të vendit vazhdon.

Exit mobile version