Ukraina u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të mos e vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi ata që janë në Rusi të largohen menjëherë.
“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë mes tjerash thuhet se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës” do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.
Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi./UBTNews/