UBT News

Ukraina u kërkon liderëve botërorë që t’ia ndalojnë Iranit shitjen e armëve në Rusi

Ukraina po u bën thirrje aleatëve perëndimorë që t’ia ndalojnë Iranit shitjen e armëve në Moskë.

Teherani dyshohet se e ka furnizuar me drone “kamikaze” ushtrinë ruse, të cilat janë përdorur gjatë sulmeve në të gjithë Ukrainën.

Irani ka mohuar deklaratat se e ka furnizuar Rusinë me dronë Shahed-136 dhe Kremlini nga ana e tij thotë se forcat ruse nuk kanë përdorur dronë iranianë gjatë sulmeve ndaj Ukrainës. Por dy zyrtarë të lartë iranianë dhe dy diplomatë iranianë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Irani i ka premtuar Rusisë edhe armë të tjera, përveç dronëve.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat tha se vendi i tij mund të rrëzojë 85% të dronëve të prodhuar nga Irani, por e ka më të vështirë të mbrohet nga raketat./UBTNews/

Exit mobile version