UBT News

Ukraina u kërkon aleatëve të përshpejtojnë mbështetjen ndaj saj për shkak të luftës

Ukraina u kërkoi anëtarëve të NATO-s të martën të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe të ndihmojnë në rivendosjen e rrjetit të saj të shkatërruar të energjisë, pasi aleatët perëndimorë u zotuan të forcojnë mbështetjen për të ndihmuar Kievin gjatë dimrit përballë sulmeve të Rusisë.

Moska ka lëshuar sulme të reja kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba bëri thirrje që furnizimet me armë, veçanërisht sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, të vijnë “më shpejt, më shpejt, më shpejt”, ndërsa ai ishte pjesë e një takimi dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin rumun Bukuresht./UBTNews/

Exit mobile version