Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet e forcave ruse në lindje, tha Shtabi i Përgjithshëm i saj në një njoftim të enjten mbrëma.
“Okupatorët u përpoqën pa sukses të përmirësojnë pozicionin taktik” pranë qytetit të Kramatorsk, por rusët u “zmbrapsën”, tha ai.
Ushtria ukrainase tha gjithashtu se arriti të zmbrapste forcat ruse që shtyheshin drejt Bakhmut dhe Avdiivka.
“Ushtarët ukrainas u shkaktuan viktima pushtuesve dhe i detyruan të iknin”, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se Rusia nuk pati sukses në drejtim të Avdiivka, “pësoi humbje dhe u tërhoq”.
Ushtria ukrainase tha se bombardimet intensive dhe sulmet ajrore u ndjenë në të gjithë vijën e frontit lindor./UBTNews/