Ambasadori i Ukrainës në Berlin, Oleksii Makeiev, i kërkoi qeverisë gjermane që t’i sigurojë vendit të tij tanket luftarake Leopard 2 sa më shpejt të jetë e mundur.
“Armët gjermane, tanket gjermane janë thelbësore për mbijetesë”, tha ai për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
“Ne kemi shumë pak kohë për diskutime. Dhe ne presim që aleatët tanë ta kuptojnë këtë dhe të veprojnë siç duhet”, shtoi ai.
Gjermania po përballet me presion për t’i dhënë Ukrainës disa nga tanket e saj Leopard 2 pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi të shtunën se do të dërgojë tanke Challenger 2 për ta ndihmuar Ukrainën.
Thirrja e Makeiev vjen vetëm disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes nga aleatët perëndimorë të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermaninë perëndimore për të diskutuar rreth mbështetjes së mëtejshme ushtarake në luftën kundër Rusisë./UBTNews/