UBT News

Ukraina thotë se Rusia po planifikon sulme nga deti

Anijet ruse po përgatisin sulme me raketa kundër objektivave ukrainase, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Anijet e flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse po kryejnë detyra në vendet e përcaktuara të zonave operacionale të Detit të Zi dhe Azov”, tha ministria.

“Disa anije kanë hyrë në një zonë të mbyllur, ndoshta për të kryer sulme me raketa kundër objekteve në Ukrainë”, thuhet më tej.

Trupat ruse po përqendrohen në ruajtjen e pozicioneve të tyre dhe po përpiqen të rigrupohen në mënyrë që të rrisin aftësitë e tyre sulmuese, sipas deklaratës./UBTNews/

Exit mobile version