Ukraina raportoi rrëmbimin e rreth 150 fëmijëve nga rajoni Luhansk në lindje të vendit.
Sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës së Ukrainës, fëmijët “u morën ilegalisht” nga distrikti Starobilsk i Luhanskut më 8 qershor dhe u transportuan në dy qendra në rajonin jugor të Rusisë Karachay-Cherkess.
Kjo qendër raporton se disa fëmijë në zonat e pushtuara të Ukrainës po detyrohen t’i nënshtrohen “provimeve mjekësore parandaluese”, duke thënë se ata që nuk kalojnë po dërgohen në Rusi “për trajtim”.
Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 19 mijë fëmijë janë marrë nga zonat e pushtuara që nga fillimi i pushtimit i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Në fillim të këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin Putin, duke pretenduar se ai është përgjegjës për krimet e luftës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Moska i ka mohuar të gjitha akuzat./UBTNews/