UBT News

Ukraina thotë se Rusia dëshiron të prodhojë 1 mijë e 300 dronë Shahed deri në fund të vitit 2023

Vadym Skibitskyi, një përfaqësues i drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se Rusia dëshiron të prodhojë 1 mijë e 300 dronë Shahed deri në fund të vitit 2023, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Ukrinform.

Sipas Ukrinform, Rusia ka nisur punën për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot në territorin e saj.

“Rusët mund të përdorin komponentë të prodhimit të huaj dhe vendas. Në të njëjtën kohë, në fakt, ata nuk janë në gjendje të prodhojnë një numër të tillë të UAV-ve sot”, tha Skibitskyi për Ukrinform./UBTNews/

Exit mobile version