Trupat ruse kryen një sulm me raketa në zonën industriale të termocentralit bërthamor të Ukrainës Jugore në rajonin jugor të Mykolaiv, por të tri njësitë e energjisë po funksionojnë normalisht, tha të hënën operatori bërthamor Energoatom.
Një “shpërthim i fuqishëm” ndodhi vetëm 300 metra nga reaktorët dhe vala goditëse dëmtoi ndërtesat e termocentralit, tha Energoatom në një deklaratë.
Si pasojë e sulmit u mbyll një nga njësitë e hidrocentralit Oleksandrivska, i cili është pjesë e kompleksit energjetik të Ukrainës Jugore, sipas Energoatom. Tri linja të tensionit të lartë u ndërprenë gjithashtu./UBTNews/