UBT News

Ukraina thotë se rreth 15 mijë trupa ruse janë vrarë qysh prej fillimit të luftës

Zyrtarët ushtarakë të Ukrainës pohojnë se 15 mijë trupa ruse janë vrarë qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës para më shumë se tri javësh.

Në një postim në Facebook, thuhet se 14 mijë e 700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditë të luftimit. Në postim mes tjerash thuhet se janë shkatërruar rreth 476 tanke, më shumë se 200 avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë dhe rreth 1 mijë e 487 transportues të blinduar të personelit.

BBC nuk mundi ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, megjithëse burimet perëndimore besojnë se Rusia ka pësuar viktima të konsiderueshme dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë vlerësuar se të paktën 7 mijë trupa ruse janë vrarë në aksion, me deri në 21 mijë të plagosur./UBTNews/

Exit mobile version