UBT News

Ukraina thotë se rezistenca në Bahkmut “është fitore”

Zyrtarja ukrainase, Hanna Maliar thotë se rezistenca në pjesën lindore të Bakhmutit duhet të konsiderohet një “fitore”.

“Kjo është fitore – fakti që ushtarët tanë kanë shkatërruar njësitë më profesionale dhe më të fuqishme të ‘Wagner’ për disa muajsh në rresht”, tha Maliar.

“Armiku ka forca superiore në aspektin e armëve dhe fuqisë njerëzore, por në këto kushte, luftëtarët tonë përballen me ata me trimëri pothuajse cdo ditë”, shtoi ajo./UBTNews/

Exit mobile version