Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të dielën se Lyman, një qytet kyç i vendosur në një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia, është “pastruar” nga trupat e Moskës.
Zhvillimi më i fundit në kundërofensivë njëjavore të Ukrainës kundër pushtimit të Moskës vjen ndërsa Rusia po shkon përpara me finalizimin e aneksimit të territoreve të pushtuara ukrainase pavarësisht dënimit nga Kievi dhe Perëndimi.
Ripushtimi i Lyman-it, qytet të cilin forcat e Moskës e goditën për javë të tëra për ta kontrolluar në fillim të këtij viti, shënon fitoren e parë ushtarake ukrainase në një territor që Kremlini e ka konsideruar si të tijin dhe është zotuar ta mbrojë me të gjitha mjetet e mundshme.
Ushtria e Ukrainës tha se kishte hyrë në Lyman, një qendër strategjike hekurudhore në rajonin lindor të Donetskut, të shtunën, duke bërë që Moska të njoftojë “tërheqjen” e trupave të saj nga qyteti drejt “linjave më të favorshme”./UBTNews/