Korridori i Detit të Zi për eksportin e grurit ukrainas po funksionon normalisht pavarësisht se Kievi nisi një kundërofensivë në jug të Ukrainës, tha të enjten komanda ushtarake jugore e vendit.
E pyetur në një konferencë nëse korridori ishte prekur nga luftimet më intensive në Ukrainën jugore, zëdhënësja e komandës jugore Natalia Humeniuk tha se po vazhdonte si zakonisht.
“Puna e korridoreve të grurit po funksionon sipas planit të rënë dakord më parë”, tha ajo përmes video-lidhjes.