UBT News

Ukraina thotë se nuk ka shansa që të përdoren avionët luftarakë këtë vit

Ukraina nuk do të mund të përdorë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vjeshtë dhe dimrin që vjen, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuriy Ihnat për televizionin ukrainas të mërkurën mbrëma.

“Tashmë është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën me avionë luftarakë F-16 gjatë kësaj vjeshte dhe dimri”, tha Ihnat.

Gjatë muajit maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden miratoi programet e trajnimit për pilotët ukrainas në F-16, por deri më tani nuk është caktuar koha për furnizimin me avionë luftarakë.

“Ne kishim shpresa të mëdha për këtë aeroplan, se do të bëhej pjesë e mbrojtjes ajrore, në gjendje të na mbrojë nga terrorizmi i raketave dhe dronëve të Rusisë”, tha Ihnat./UBTNews/

Exit mobile version