Ministrja e Integrimeve e Ukrainës, Olha Stefanishyna tha se vendi i saj nuk do t’i përmbush të gjitha rekomandimet e bëra nga Bashkimi Evropian për t’iu bashkuar bllokut deri në muajin tetor, raporton Interfax.
“Deri në muajin tetor ne nuk mund t’i zbatojmë të shtatë rekomandimet 100 për qind pasi po flasim për transformime thelbësore në vend që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, procesin e deoligarkizimit, i cili është edhe një nga shtyllat e reformës themelore demokratike”, tha Stefanishyna.
Por ajo pret që bisedimet për anëtarësim në BE të fillojnë nga fundi i vitit./UBTNews/