UBT News

Ukraina thotë se më shumë se 9 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës

Më shumë se 9 mijë civilë, në mesin e tyre 453 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë qëkur Rusia nisi pushtimin e saj shkurtin e kaluar, sipas një zyrtari ukrainas.

“Ne kemi regjistruar 80 mijë krime të kryera nga pushtuesit rusë”, tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Ne nuk do të falim asnjë [akt] të vetëm torture apo jetë të marrë. Çdo kriminel do të mbahet përgjegjës”, tha Yermak, duke përsëritur se Ukraina dëshiron një gjykatë të posaçme ndërkombëtare për të gjykuar liderët politikë rusë dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga Moska./UBTNews/

Exit mobile version