Ukraina tha të mërkurën se votat e organizuara nga Rusia në katër rajone ukrainase për t’u bërë pjesë e Rusisë ishin të pavlefshme.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi do të vazhdojë me përpjekjet për të çliruar territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse.
Duke u kërkuar partnerëve të saj ndërkombëtarë të vendosin sanksione të reja të ashpra ndaj Moskës dhe t’i ofrojnë Kievit më shumë ndihmë ushtarake, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë: “Ukraina nuk do të pajtohet kurrë me asnjë ultimatum“. /UBTNews/