Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se më shumë se 5 mijë e 700 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në vend.
Në një video të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të vendit ka thënë se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase. Ai po ashtu ka deklaruar se 198 tanka ruse, 29 aeroplanë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar./UBTNews/