Rreth 500 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në një sulm ukrainas në rajonin Kherson, sipas ushtrisë së Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se sulmi ndodhi në natën e Vitit të Ri – një ditë para një sulmi në Makiivka që dyshohet se mbetën të vrarë 400 ushtarë rusë.
“Armiku vazhdon të pësojë humbje. U konfirmua se më 31 dhjetor Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën një fortesë të trupave dhe pajisjeve të armikut pranë Chulakivka, rajoni Kherson”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm./UBTNews/