Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat ka thënë se forcat e tij kanë shkatërruar 37 dronë rusë që nga mbrëmja e së dielës.
Raportohet se kjo përbën rreth 85% e numrit të avionëve të telekomanduar të përfshirë në sulmet e fundit.
“Ky është një rezultat mjaft i mirë për punën e mbrojtjes sonë ajrore dhe ky numër do të rritet në të ardhmen”, tha Ihnat në një konferencë shtypi.
Të gjithë dronët fluturuan në Ukrainë nga jugu, shtoi ai./UBTNews/