Forcat ukrainase kanë goditur tri ura në rajonin Kherson, si pjesë e fushatës së saj për të penguar logjistikën ruse në zonat e pushtuara.
Dy ura mbi lumin Dnipro u goditën, si dhe një tjetër urë në veri, sipas Dmytro Butriy, një zyrtar ukrainas i cili është ushtrues detyre i kreut të administratës ushtarake Kherson.
Ushtria ukrainase “punon shumë saktë në depot e armikut dhe akumulimin e fuqisë punëtore dhe në mënyrë shumë efektive në zinxhirët logjistik të armikut”, tha Butriy në një konferencë shtypi./UBTNews/