Këtë pasdite Kievi deklaroi se Ukraina ka rrëzuar qindra dronë Shahed-136 që u prodhuan nga Irani qëkur Rusia filloi t’i përdorë ato në Ukrainë. Gjashtë prej tyre u rrëzuan gjatë natës së 1 nëntorit, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.
Zëdhënësi Yurii Ihnat deklaroi se: “Për fat të keq, në 24 orët e fundit, ka pasur disa goditje (të suksesshme)”.
Ukraina pretendon se Rusia ka përdorur më shumë se 400 “dronë kamikaze”./UBTNews/