Ukraina thotë se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 29 nga 30 raketat ruse që u gjuajtën gjatë natës, në një sulm që kishte në shënjestër Odesën, kryeqytetin Kiev dhe rajone të tjera.
“Okupatorët rusë nisën disa valë sulmesh me raketa nga drejtime të ndryshme. U lëshuan gjithsej 30 raketa lundrimi me bazë detare, ajrore dhe tokësore”, njoftoi ushtria, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë “shkatërruar 29 raketa lundrimi”./UBTNews/