UBT News

Ukraina thotë se ka rrëzuar 18 dronë dhe 17 raketa

Ukraina njoftoi të hënën se ka rrëzuar 18 dronë rusë dhe 17 raketa lundrimi që sulmuan territorin e saj gjatë natës.

Forcat ajrore të Ukrainës në një postim në Telegram njoftuan se Rusia lëshoi 24 dronë në rajonet jugore të Ukrainës, Odesa dhe Mykolaiv gjatë natës.

Sipas forcave ajrore, të gjitha 17 raketat u shkatërruan mbi rajonet Dnipropetrovsk, Poltava dhe Khmelnytskyi./UBTNews/

Exit mobile version