Zyrtarët ukrainas thonë se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 15 raketa ruse të cilat u lëshuan gjatë natës në Kiev.
Një zyrtar i lartë ushtarak i Kievit, Serhiy Popko, tha se nuk u raportua për viktima nga sulmi.
Sulmet e reja raketore ndodhën disa orë para se Rusia të shënonte Ditën e Fitores. Festa e 9 majit përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Popko tha se forcat ruse po përpiqen “të vrasin sa më shumë civilë në këtë ditë”./UBTNews/