Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se më shumë se 5 mijë ushtarë ruse janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve.
Në një prononcim në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5 mijë e 300 trupa ruse janë vrarë dhe se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të dielën se forcat e saj kanë pësuar humbje, por nuk u dhanë shifra të sakta.
Vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thanë se kanë konfirmuar vrasjen e së paku 94 civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve. Thonë se pushtimi ka shkaktuar “pasoja serioze humanitare” dhe se “numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë”./UBTNews/