Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se rreth 14 mijë e 200 ushtarë rusë janë vrarë që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më shumë se tri javë më parë. Thuhet se 450 tanke ruse dhe pothuajse 1 mijë e 450 automjete të tjera të blinduara luftarake janë shkatërruar, së bashku me 93 avionë rusë dhe 112 helikopterë.
Përveç kësaj thuhet se 205 sisteme artilerie ruse janë shkatërruar, së bashku me 72 sisteme raketash të shumëfishta dhe 43 sisteme të armëve anti-ajrore.
CNN nuk arriti t’i konfirmojë këto pretendime. Informacione të tilla nga Rusia publikohen rrallë, dhe zyrtarët rrallë raportojnë për humbjet e saj. Raporti i fundit duket se është publikuar më 2 mars, kur Rusia tha se 498 nga ushtarakët e saj kishin vdekur që nga fillimi i luftës./UBTNews/