Ukraina i ka “mbijetuar” sulmeve disamujore ruse në infrastrukturën kritike gjatë dimrit, tha ministri i jashtëm i Ukrainës në ditën e parë të pranverës në Kiev.
Që nga muaji tetor, Rusia ka goditur objektet kryesore të energjisë në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke ndërprerë furnizimin me ujë, ngrohje dhe energji elektrike për miliona njerëz.
“Më 1 mars 2023, (Presidenti rus Vladimir) Putin pësoi disfatën e tij të pestë të madhe që nga pushtimi i tij në shkallë të plotë – Ukraina mposhti terrorin e tij të dimrit”, tha në një deklaratë Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.
“Ne i mbijetuam dimrit më të vështirë në historinë tonë. Ishte ftohtë dhe errësirë, por ne ishim të pathyeshëm”, deklaroi ai tutje./UBTNews/