UBT News

Ukraina thotë se ‘hajdutët’ rusë po shesin drithërat e saj jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pretendon se “hajdutët rusë” po vjedhin grurin ukrainas për ta shitur jashtë vendit, duke thënë se drithërat po ngarkohen në anije, të cilat më pas po kalojnë përmes Bosforit – rruga e ngushtë ujore që ndan anët evropiane dhe aziatike të Turqi – për t’u shitur jashtë vendit.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të jenë vigjilente dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos i blini produktet e vjedhura. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse”, shkroi Kuleba në Twitter.

Rusia të martën tha se ato imazhe që shfaqnin anijet duke u mbushur me grurë në Krime janë “të rreme”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se po konfiskon drithëra dhe po bllokon anijet në territorin që kontrollon./UBTNews/

Exit mobile version