UBT News

Ukraina thotë se është rritur numri i anijeve raketore në Detin e Zi

Numri i anijeve ruse që janë në gjendje për të lëshuar raketa në territorin ukrainas nga Deti i Zi është rritur, njoftoi Komanda Operacionale e Ushtrisë Ukrainase Jug në një postim në Facebook të premten.

Në njoftim thuhet se në mesin e dhjetë anijeve janë dy transportues sipërfaqësor Kalibr. Në total thuhet se mund të jenë 16.

“Nuk përjashtohet një sulm masiv raketor me përdorimin e avionëve. Mos i injoroni sinjalet paralajmëruese të sulmit ajror, jini vigjilentë dhe të vëmendshëm”, paralajmëron Komanda Operacionale Jug./UBTNews/

Exit mobile version