Numri i anijeve ruse që janë në gjendje për të lëshuar raketa në territorin ukrainas nga Deti i Zi është rritur, njoftoi Komanda Operacionale e Ushtrisë Ukrainase Jug në një postim në Facebook të premten.
Në njoftim thuhet se në mesin e dhjetë anijeve janë dy transportues sipërfaqësor Kalibr. Në total thuhet se mund të jenë 16.
“Nuk përjashtohet një sulm masiv raketor me përdorimin e avionëve. Mos i injoroni sinjalet paralajmëruese të sulmit ajror, jini vigjilentë dhe të vëmendshëm”, paralajmëron Komanda Operacionale Jug./UBTNews/