Kievi tha të premten se Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në për të rifilluar eksportet e grurit që u ndërprenë nga pushtimi i Moskës, duke përjashtuar çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Ukraina nuk do të nënshkruajë asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në”, shkroi në Twitter ndihmësi presidencial Mykhaylo Podolyak.
Ai u zotua se Ukraina do të përgjigjet ushtarakisht ndaj çdo “provokimi” nga Rusia dhe tha se anijet dhe përfaqësuesit e Moskës nuk do të lejohen në portet e Ukrainës që përdoren për eksportin e grurit./UBTNews/