UBT News

​Ukraina thotë se bisedimet me SHBA-në “filluan në mënyrë shumë konstruktive”

Zyrtari i lartë ukrainas, Andriy Yermak tha të martën se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës “kanë nisur në mënyrë shumë konstruktive”, raporton CNN.

Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive dhe ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Yermak, i cili është shefi i stafit të presidentit të Ukrainës.

Yermak është pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, së bashku me ministrin e jashtëm të vendit, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, të cilët zhvillojnë takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, në Arabinë Saudite.

Takimi i sotëm ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas është duke u zhvilluar tani në hotelin Ritz-Carlton në Xheda, Arabinë Saudite.

Zyrtarët refuzuan të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve që bëheshin me zë të lartë për ndihmën ushtarake të ndërprerë të SHBA-së dhe propozimin ukrainas për një armëpushim të pjesshëm, ndërsa u ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të gjatë druri.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Arabisë Saudite dhe ministri i Jashtëm u ulën në krye të tavolinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është ulur pranë Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

Nga ana ukrainase, ndihmësi kryesor i Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, është në qendër, me Ministrin e Jashtëm Andri Sybiha dhe Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov pranë tij.

Exit mobile version