UBT News

Ukraina thotë se 61 mijë rusë janë vrarë në luftë deri më tani

Ukraina tha se më shumë se 61 mijë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes e vendit shtoi se nga 24 shkurti deri më 5 tetor, janë shkatërruar 2 mijë e 435 tanke dhe 5 mijë e 38 automjete të blinduara luftarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Perëndimi ka reaguar me sanksione të ashpra./UBTNews/

Exit mobile version