Avokatja e popullit për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, ka thënë se 229 fëmijë kanë vdekur që nga nisja e asaj që Rusia e quan “operacion special” në Ukrainë.
Sipas Denisovas, 424 fëmijë të tjerë janë plagosur.
Pothuajse 13 milionë njerëz besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga 24 marsi, sipas OKB. Më shumë se gjashtë milionë janë larguar për në vendet fqinje dhe të paktën 6.5 milionë njerëz të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës së shkatërruar nga lufta./UBTNews/