Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 223 fëmijë kanë vdekur dhe 408 janë plagosur, ka raportuar zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Shumica e fëmijëve u prekën në rajonin e Donetskut (139), pasuar nga Kievi (116), Kharkiv (95), Chernihiv (68) dhe Kherson (46).
Kujtojmë se 5.7 milionë refugjatë janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa rreth 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit deri më 21 prill. Përafërsisht një e katërta e popullsisë totale të vendit kishte lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë deri më 20 mars.
90% e refugjatëve ukrainas janë gra dhe fëmijë./UBTNews/