Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina, raporton BBC.
Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet, ndërsa 87 janë shkatërruar plotësisht.
Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas – rreth 4.8 milionë – janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.