Forcat e armatosura ukrainase këtë mëngjes kanë publikuar të dhënat lidhur me humbjet e Rusisë në luftë, që nisi në fund të shkurtit.
Sipas Ukrainës, në luftë janë vrarë në total 42 mijë e 800 trupa ruse. Prej tyre, 160 kanë vdekur brenda 24 orëve.
Vlen të përmendet se Moska rrallë publikon vlerësimet e veta për humbjet, dhe vlerësimet perëndimore kanë qenë zakonisht më të ulëta se ato të lëshuara nga Ukraina./UBTNews/