Zyra presidenciale e Ukrainës ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes (NSDC) për të diskutuar situatën pas shpërthimit të digës Nova Kakhovka.
“Të paktën 150 tonë vaj motori hyn në lumin Dnipro dhe ekziston rreziku i rrjedhjes së mëtejshme prej më shumë se 300 tonësh”, njoftoi zyra presidenciale.
Ndërkohë, në një deklaratë në Telegram, Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se mbi “700 qytetarë janë evakuuar nga rajoni Kherson”./UBTNews/