Ukraina ka ftuar Kryqin e Kuq ndërkombëtar që të tërheq trupat e ushtarëve rusë të vrarë në luftime e tri ditëve të para. Thirrja është bërë nga zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk që tha se janë me mijëra trupa.
“Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të ndihmojë në evakuimin e trupave të ushtarëve të vrarë nga Ukraina në Rusi. Ka mijëra trupa pushtuesish rusë. I bëjmë thirrje Kryqit të Kuq që të ndërhyjë në këtë mision humanitar”, tha ajo.
Një ditë më parë, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë të paktën 2 800 ushtarë rusë deri dje pasdite, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruara dhe qindra automjete të blinduara.