UBT News

Ukraina teston raketën që mund të godasë Moskën

Presidenti Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj të re të prodhimit vendas, Long Neptun, me një rreze veprimi prej 1000 kilometra.

Kjo do të thotë se raketa e re me rreze të gjatë është e aftë të godasë drejtpërdrejt Moskën.

Neptuni është testuar dhe përdorur me sukses në luftime,” tha Zelensky. Falë zhvilluesve tanë ukrainas, prodhuesve dhe ushtrisë. Ne vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë e Ukrainës,” shtoi ai.

Sipas faqes së internetit Militarnyi, ky version i avancuar i raketës R-360 do të kishte një sistem të ri udhëzues, i cili përfshin pozicionimin satelitor për kontroll gjatë fazës së fluturimit.

Një raketë tashmë në përdorim “Neptuni i gjatë” ka treguar tashmë efektivitetin e tij, si në rastin e sulmit ndaj rafinerisë ruse në Tuapse.

Exit mobile version