Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dekretin që iu bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Kështu ka bërë të ditur zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga.
Sibiga ka publikuar dekretin në rrjetin social Facebook, sipër të cilit ka dhënë edhe shpjegimet.
“Presidenti i Ukrainës V. Zelensky vendosi të tërheqë paqeruajtësit ukrainas – ushtarë shumë profesionistë – nga të gjitha misionet në botë. Së bashku me pajisjet. Për të forcuar ushtrinë tonë tashmë në zmbrapsjen e agresionit rus. Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar ai.