Ukraina do të vazhdojë presionin ushtarak në gadishullin e Krimesë, tha presidenti Zelensky.
“Ne nuk kemi fituar ende kontrollin e plotë të zjarrit mbi Krimenë dhe ujërat përreth, por do ta bëjmë… kjo është çështje kohe”, tha ai gjatë një fjalimi video në një konferencë sigurie në Pragë.
Kievi ka shtuar sulmet ndaj forcave ruse në Detin e Zi dhe në Krime, e cila u kap dhe u aneksua nga Moska në vitin 2014, ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë me një kundërofensivë gati pesë-mujore.
Ai tha gjithashtu se “iluzioni” i dominimit të Krimesë dhe Detit të Zi nga Rusia ishte shkatërruar.
“Flota ruse [e Detit të Zi] nuk është më në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po largohet nga Krimea… kjo është një arritje historike”./UBTNews/