Ukraina shpreson se do të jetë në gjendje t’i evakuojë civilët nga disa qytete të rrethuara, deklaroi sot zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Kjo nënkupton që vendi duhet të përpiqet të krijojë një rrugë për automjete private nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit – ku 160 mijë njerëz janë të bllokuar.
Ukraina paralajmëroi dje se disa nga rrugët ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të mundshme nga forcat ruse./UBTNews/