Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se është e shqetësuar se fëmijët e dërguar në Rusi, përfshirë ata jetimë gjatë konfliktit, mund të jepen për birësim nga familjet ruse, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.
Ministria pretendon se ka raporte se autoritetet në republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk po planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit të Rusisë për trafikimin e fëmijëve nga ato rajone.
Në një letër drejtuar UNHCR-së, UNICEF-it, Kryqit të Kuq dhe agjencive të tjera, ministria e jashtme i përshkroi veprimet e tilla si rrëmbim./UBTNews/